Presidenti Topi pret delegacionin parlamentar britanik të grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.

23 tetor, 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot delegacionin parlamentar britanik të grupit të miqësisë Britani e Madhe - Shqipëri, kryesuar nga z. Xhon Grogan.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për ratifikimin javën e kaluar nga ana e Parlamentit britanik të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit Shqipëri - BE, si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, por edhe të mbështetjes së Britanisë së Madhe për Shqipërinë. “Britania e Madhe është një vend mik dhe një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në ato shumëpalëshe” - vlerësoi Kryetari i Shtetit.
Duke bërë një panoramë të zhvillimeve në vend, Presidenti Topi është ndalur tek sfidat e rëndësishme, të cilat e presin Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe në dy reformat e pritshme, reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, për të cilat Presidenti Topi shprehu besimin e kurorëzimit të tyre me sukses, kjo edhe për shkak të rritjes së maturisë së klasës politike në Shqipëri.
Nga ana e tij, z. Grogan evidentoi dy shembuj të pjekurisë së klasës politike shqiptare: zgjedhjet e fundit vendore, rezultati i të cilave u pranua nga të gjithë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga Parlamenti si një proces kushtetues, që provon se klasa politike shqiptare mund t’i zgjidhë çështjet nëpërmjet institucioneve. “Gjatë vizitës sonë”, - u shpreh z. Grogan, - “na është forcuar bindja për shanset e mëdha që ka Shqipëria për të marrë ftesën për në NATO. Siç e dini Britania e Madhe ka mbështetur aspiratën euroatlantike të Shqipërisë.”
Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Presidenti Topi vlerësoi qëndrimet koherente të Britanisë së Madhe që përfaqësohet edhe në Grupin e Kontaktit dhe ka përsëritur qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Paketës Ahtisari. “Besoj se marrja e statusit të pavarësisë për Kosovën, sipas këtij plani, do rriste ndjeshëm stabilitetin në rajon”, - u shpreh Kryetari i Shtetit, i cili gjithashtu nënvizoi se “do të ishte e pëlqyeshme një zgjidhje konsensuale nëpërmjet negociatave.”