Presidenti Topi dekoron Kryetarin e Grupit parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri.

9 qershor 2008
Kryetari i Grupit parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri, parlamentari austriak Volfgang Grosruk u dekorua sot nga Kreu i shtetit shqiptar me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” me motivacionin “Për kontribut të veçantë dhe shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbështetjen e demokracisë në Shqipëri.”
Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Presidencë ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Mihael Shpindeleger, Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, parlamentarë dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri, Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të dekorimit, Presidenti Topi i dorëzoi Z. Grosruk Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” duke e falenderuar për kontributin e tij të rëndësishëm e të çmuar.
Kryetari i Grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri, Volfgang Grosruk u shpreh tepër i emocionuar: “Jam shumë krenar dhe shumë i nderuar sot për këtë nder të madh që po më bëhet dhe për këtë vlerësim. Jam vërtet një mik i Shqipërisë përgjatë 10 vjetëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kam vizituar Shqipërinë për rreth 30 herë. Dhe shpresoj që me përfshirjen time të ndihmoj sadopak në zhvillimin e këtij vendi”.
Më tej z. Grosruk është shprehur ”Këtë medalje po e pranoj edhe në emër të të gjithë austriakëve, të cilët po punojnë në Shqipëri, në organizatat joqeveritare dhe në organizma të tjera. Unë e di që janë rreth një mijë austriakë, të cilët po punojnë si vullnetarë në kuadrin e organizmave joqeveritare, duke dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme.”
Z. Grosruk tha se ky vlerësim do jetë një nxitje për punën e tij në të ardhmen: ”Dëshiroj ta mbyll fjalën time të shkurtër me një falenderim për Ju, zoti President, për ju si mik, për miqtë shqiptarë! Gjithashtu, kjo është një shtysë dhe një angazhim i mëtejshëm për mua që të punoj akoma më tepër për të mirën e këtij vendi dhe për interesat shqiptare. Ju faleminderit shumë”!