Presidenti Topi pret Grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri.

9 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Delegacionin me parlamentarë austriakë, anëtarë të Grupit parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri, të udhëhequr nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Mihael Shpindeleger.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet tradicionale e miqësore mes Shqipërisë dhe Austrisë si shumë të mira, duke theksuar se rritja e dialogut dhe e bashkëpunimit parlamentar do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha nivelet. Presidenti Topi, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të arritjeve, reformave të ndërmarra dhe sifdave me të cilat po përballet vendi ynë në rrugëtimin e tij integrues, i përcolli përshëndetjet e përzemërta Presidentit Fisher së bashku me dëshirën për ta takuar së shpejti në Shqipëri.
Kreu i shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për ratifikimin nga ana e Parlamentit austriak të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian si dhe për gjithë ndihmesën e dhënë nga shteti dhe populli austriak për zhvillimin e demokracisë, përmbushjen e aspiratave integruese dhe zhvillimin ekonomik ku prania e investitorëve austriakë është e ndjeshme në fusha të tilla si sistemi bankar, infrastruktura, sektori energjitik, etj.
Presidenti Topi pasi vuri në dukje rolin moderator e të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan, theksoi se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, njohjes së saj si një shtet i ri, demokratik, shumëetnik dhe që respekton të drejtat e gjithë pakicave nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh, midis të cilëve edhe Austria, rajoni ynë është i projektuar i tëri drejt integrimit në familjen e madhe evropiane dhe zhvillimit të përbashkët ekonomik.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Mihael Shpindeleger pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, shprehu vlerësimet më të mira për marrëdhëniet e shkëlqyera e të gjithanshme që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë miq dhe vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e Austrisë dhe parlamentarëve të saj për të mbështetur integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropën e Bashkuar.