Presidenti Topi priti Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Dr. Xhon L. Uithers II.

5 qershor 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot në Presidencë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Dr. Xhon L. Uithers me të cilin zhvilloi një takim pune rreth zhvillimeve më të fundit në vend.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme dhe mbështetjen e fuqishme të aleatit tonë më të madh e më të rëndësishëm: Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan dhënë vendin tonë në forcimin e shtetit ligjor, të demokracisë, institucioneve të pavarura demokratike, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
Ambasadori Uithers, pasi vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike e kushtetuese, e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi mbështetjen e fuqishme e të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë shqiptare, për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e pavarura si edhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO.