Presidenti Topi dekreton emërimin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Në mbështetje të nenit 125, pika 1, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Vitore TUSHA, emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5614
Tiranë, më 11.02.2008
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI