Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të pjesëmarrësve në forumin e AIIS.

7 shkurt 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi në përfundim të fjalës së tij në Forumin “Siguria dhe Politika e Jashtme”, iu përgjigj interesimit të të pranishmëve.
AIIS: Zoti President, Ju folët gjatë për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mbi marrëdhëniet me fqinjët, çfarë mund të na thoni për situatën e fundit mbi regjimin e vizave me Maqedoninë? Sipas Jush cilat ishin arsyet që e çuan palën maqedonase drejt këtij veprimi? Çfarë roli pati pala shqiptare dhe çfarë kontributi, po ashtu dhe Ju si President dhe së fundi çfarë mund të na thoni për të pathënat e këtyre bisedimeve?
Presidenti Topi: Ju faleminderit! Duket që pas mjaft pyetjeve që juve realizuat brenda pyetjes tuaj ka dhe mjaft informacion. Natyrisht që ka qenë një proces, i cili është zhvilluar edhe në kanale diplomatike, por ka qenë një çështje edhe e debatuar në publik. Është e natyrshme që problemi i vizave ka një sensibilitet të lartë, sidomos kur bëhet fjalë për një vend fqinj, ku shqiptarët dhe maqedonasit dhe anasjelltas kanë patur rastin që të shfrytëzojnë frytin e marrëdhënieve mjaft të mira pas realizimit të marrëdhënieve, sidomos pas vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Unë e quaj të tepërt të futem në retrospektivë të këtyre marrëdhënieve. Fakti që Shqipëria dhe Maqedonia janë aleate në dy sfida mjaft të rëndësishme integruese, sikurse është integrimi në NATO, të dyja vendet janë pjesë e Kartës së Adriatikut, të A3-it, por janë edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe aq më shumë janë dy vende fqinj që janë munduar t’i zhvillojnë në mënyrë shumë miqësore marrëdhëniet e tyre, e kemi konsideruar një situatë të papranueshme, por gjithsesi të kapërcyeshme, sikurse po kapërcehet problemi i kufizimit të regjimit të vizave. Mund t’ju them që diplomacia ka kanalet e veta, por edhe aktorët e tjerë, qofshin këta aktorë të shtetit, apo të politikës, kanë dhënë kontributin në këtë çështje. Jo të gjitha gjërat dalin në media dhe është mirë që disa gjëra që bëhen në mënyrë shumë konstruktive të mos kenë sensin e reklamimit, por mund t’ju them, për hir të pyetjes dhe të korrektesës në përgjigje, që edhe orët kanë pasur vlerë ditën e fundit. Unë gjej rastin për herë të parë të them që kam pasur takime me dy përfaqësues të nderuar të partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i kam takuar në Tiranë, me z. Thaçi, që është Kryetarit i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe me z. Ahmeti, që është Kryetari i Bashkimit Demokratik, me të cilët kam ndarë shqetësimin e madh dhe nevojën që këta dy aktorë të rëndësishëm të politikës në Maqedoni të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit dhe mund t’ju them që ajo ditë ka qenë vendimtare për zgjidhjen e problemit, sidomos kjo vlente shumë për z. Thaçi, i cili është në koalicionin qeverisës në Maqedoni. Në një bisedë do të thoja intensive pune që ai ka pasur me Kryeministrin Gruevski dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë ka shpalosur të gjithë shqetësimin që vinte jo vetëm nga partia e tij, nga shqiptarët e Maqedonisë, por edhe nga shteti shqiptar që kjo situatë të tejkalohet dhe rezultati sigurisht që ishte i menjëhershëm. Në mbrëmje, mbas kësaj bisede, Kryeministri Gruevski premtoi që do të ndryshojë situata dhe grupet negociatore po punojnë shumë mirë për implementimin e një regjimi të ri, i cili jo vetëm nuk ka kthim mbrapa, por ka vetëm progres drejt asaj aspirate integruese që, sikurse e thamë, përpara se të shkojmë dhe të integrohemi në Bruksel, duhet të integrohemi në rajon dhe kjo është fryma e përbashkët që karakterizon politikën e dy vendeve tona.
Ambasadori egjiptian, Refat Al-Ansari: Z. President, në emër të të gjithë ambasadorëve, ju falenderoj për një përshkrim kaq gjithëpërfshirës të politikës së jashtme! Për sa i përket NATO-s, nganjëherë ne na vijnë mesazhe jo fort të qarta. Presim që Shqipëria të integrohet e të bëhet anëtare e NATO-s dhe shpesh nga Brukseli dhe vendet anëtare të NATO-s mbërrijnë sinjale inkurajuese, por nganjëherë dëgjojmë edhe sinjale të turbullta nga disa zyrtarë të tjerë të NATO-s dhe nga procedurat që duhet të ndiqen. Cili është vlerësimi juaj për këtë sidomos tani që edhe dy muaj na ndajnë nga vendimi që do të merret në Bukuresht?
Presidenti Topi: Faleminderit zoti ambasador! Mund t’ju them që institucionet shqiptare si asnjëherë më parë, gjatë muajve të fundit, kanë pasur rastin të kenë një dialogim mjaft intensiv në të gjitha strukturat politike dhe me vendet anëtare të NATO-s lidhur me atë aspiratë që ka Shqipëria për t’u pranuar si vend anëtar i NATO-s në Samitin e Bukureshtit në prill të këtij viti. Nuk është e vështirë të konstatosh rritjen e frekuncës së takimeve. Takimet janë zhvilluar qoftë në Bruksel me grupe ambasadorësh të vendeve anëtare të NATO-sëpor edhe në Shqipëri dhe nuk është e vështirë të kuptosh që nga këto takime shikohet një predispozicion i shprehur i miqve tanë, vende anëtare të NATO-s që ta shohin Shqipërinë si anëtare të re në familjen e NATO-s. Natyrisht që, shumë gjëra kanë qenë të kondicionuara. Ju e dini që para institucioneve të Shqipërisë, para politikës shqiptare, në radhë të parë përpara legjislativit shqiptar, është shtruar nevoja e kryerjes dhe vazhdimit të reformave që janë madhore për Shqipërinë. Dy kanë qenë reformat ku është fokusuar vëmendja: reforma në sistemin e drejtësisë dhe reforma zgjedhore. Për hir të së vërtetës ka pasur një çtensionim të vërtetë dhe një predispozicion të lartë të forcave politike, që ndonëse kanë problemet e tyre dhe kjo është e natyrshme pasi në një demokraci parlamentare e ke të vështirë të gjesh një moment ku të mungojë debati politik dhe kjo është e kërkuar dhe e admirueshme, por në funksion të këtyre reformave kemi një sintoni të plotë të forcave politike parlamentare, të cilat duan të realizojnë pikërisht ato detyrime që janë prioritare për t’u marrë në konsideratë nga vendet anëtare të NATO-së në Samitin e Bukureshtit. Me reformën në drejtësi po ecet shumë mire; parlamentarët janë futur në momente teknike, që kanë të bëjnë me teknikat ligjore, është rënë dakord për momentet më të rëndësishme të reformës dhe besoj që është çështje ditësh, kur kjo do të formalizohet në seancën plenare parlamentare. Përsa i përket reformës zgjedhore duket sikur ka një ngadalësim të hapave. Nga informacionet që kam nuk ka probleme substanciale të pozicionimeve partiake, më shumë po shkohet drejt sinkronizimit në qëndrimin e tyre. Kjo edhe përsa i përket nevojës së ndryshimit të sistemit elektoral, pothuajse është rënë dakord edhe për çështjet e pragut, ose së paku ka një frymë kohezive që nuk do të jetë pengesë, do të gjendet gjuha e përbashkët. Nga eksperienca që kam në jetën parlamentare është mëse e mjaftueshme koha që kjo reformë të përmbyllet, sepse unë shikoj elementë të tjerë pas formalizimit të një ligji elektoral, janë elementë që kanë të bëjnë me implementimin e këtij ligji, që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore dhe detyrimisht për herë të parë Shqipëria, e cila është mësuar në të kaluarën që t’i bënte zgjidhjet në minutat e fundit, kjo zgjidhje po vjen më shumë se sa një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike dhe kjo do të detyrojë të gjitha palët, në radhë të parë qeverinë, që të implementojë ligjin, të realizojë infrastrukturën, që të bëhet regjistrimi i popullisë dhe pajisja e detyrueshme me kartat e identitetit. Nisur nga ky këndvështrim partnerët po e shikojnë që këto detyrime po realizohen, shumë gjëra të tjera do të jenë edhe pas Samitit. Dhe unë kam konstatuar me kënaqësi që përfaqësuesit e partive politike kryesore qoftë të mazhorancës dhe të opozitës kanë premtuar publikisht që do të vazhdojnë bashkëpunimin për reformat më të rëndësishme të vendit edhe pas Samitit të Bukureshtit. Kështu që unë e shikoj këtë çështje me mjaft optimizëm, me një optimizëm që bazohet në elementë konkretë të mbështetjes.
Ambasadori danez, Nils Severin Munk: Ju faleminderit zoti President për këtë përshkrim të shkëlqyer të sigurisë dhe politikës së jashtme. Arsyeja që po marr fjalën është se sot është një ditë e veçantë për mua, edhe për Shqipërinë sepse po zhvillohet takimi i parë i Parlamentit në Kopenhagë, në Danimarkë për ratifikimin e MSA-së. Ne e kemi vonuar pak këtë gjë, sepse pritëm sesi do të zhvillohej zgjedhja për presidentin e ardhshëm kështu procesi i ratifikimit u shtye paksa. Por fatmirësisht tani mund të vazhdojnë diskutimet dhe brenda disa javësh jam i bindur që do të bëhet. Një çështje e cila u vu në qendër të vëmendjes dhe ju vetë iu referuat, ishte çështja e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Siç e kemi vënë re disa herë në Danimarkë, Shqipëria gëzon një imazh të varfër përsa i përket çështjes së korrupsionit. Sipas Transparency International, ju jeni vendi një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Duke ndjekur përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë dhe përpjekjet tuaja personale jam tepër i bindur se janë bërë shumë gjëra. Por pyetja ime është, nëse më pyesni tani, mes leximit të parë dhe atij të dytë të dokumentit të ratifikimit se si është gjendja në terren përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe arritjes së rezultateve konkrete do të përsërisja deklaratat e sotme nga ju dhe nga ana e qeverisë. Por cilat janë rezultatet konkrete në terren?
Presidenti Topi: Faleminderit zoti Ambasador! Çështja e perceptimit të luftës kundër korrupsionit natyrisht që është relative. Unë mendoj që lufta kundër korrupsionit, apo krimit të organizuar detyrimisht duhet të jetë një luftë frontale institucionale, larg retorikave dhe në funksion të rezultateve konkrete. Unë do të jap perceptimin tim si President i Republikës. Natyrisht probleme ka, por edhe progres ka. Nga raportet, që besoj se edhe ju i keni marrë, gjatë viteve të fundit dhe në mënyrë të veçantë gjatë dy viteve të fundit, ka pasur një luftë frontale kundër grupeve kriminale dhe sot sipas raporteve zyrtare janë me dhjetra e dhjetra grupe kriminale të organizuara, të cilat sot janë brenda mureve të burgut në pritje të gjykimit të aktivitetit të tyre kriminal. Përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin, edhe unë personalisht mëse një herë në referencë të temave specifike që kemi trajtuar, jam shprehur për prani, apo për simptoma të qarta të elementëve të korrupsionit. Këtë e kam shprehur në debatin për nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë, këtë e kam shprehur kur kam diskutuar për çështjen e pronave në Shqipëri, këtë e kam shprehur kur kemi diskutuar për çështjet e korrupsionit administrativ në Shqipëri, pra në një farë mënyre i ngjan enëve komunikuese që diku është më i shprehur, diku është më pak i shprehur, por ka qenë evident fakti që ky korrupsion ka qenë sidomos në perceptimin e qytetarit të thjeshtë shqiptar. Qëllimi i shtetit, i strukturave të shtetit, i partive politike për të qenë të motivuar që të bëjnë një luftë frontale, institucionale ndaj korrupsionit shikohet edhe në reformimin e kuadrit ligjor në Parlament. Nëse do të pyetesha që si e shikoni këtë tendencë, unë e shikoj këtë tendencë në mënyrë të qartë me shenja progresi të dukshëm. Por, kjo luftë kundër korrupsionit kërkon patjetër më pak deklarata, më pak justifikime dhe kërkon më shumë luftë sistemike institucionale. Në radhë të parë duhet të krijohet terreni dhe psikoza që shteti, institucionet dhe në radhë të parë institucionet e drejtësisë janë të pozicionuara për të kthyer shtetin e së drejtës dhe unë këto përpjekje po i shoh kudo, po i shikoj tek komuniteti i juristëve, të cilët kanë nevojë që të rigjenerojnë edhe imazhin e tyre, që për hir të së vërtetës kanë një imazh të dëmtuar, por po e shikoj edhe tek klasa politike që patjetër kërkon që të pozicionohet qartë dhe të fitojë kuotat edhe para elektoratit, kuota reale dhe jo kuota mbi bazën e retorikave. Për ta përfunduar zoti ambasador do të thoja që ky progres jo vetëm që është i dukshëm, por tendencat janë të tilla që do të ketë patjetër progres edhe në muajt që vijnë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.