Presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel.
24 tetor, 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel (Belgjikë), në datat 24 dhe 25 tetor, ku do takohet me drejtues të lartë të BE-së, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetari i Shtetit do të ketë një takim me Presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso dhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oli Ren.
Kjo është vizita e dytë jashtë vendit e Presidentit Topi, e cila, ashtu si edhe vizita në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, ka në fokus integrimin e Shqipërisë dhe shprehjen e vullnetit institucional të vendit tonë për të vijuar në rrugën e reformave të kërkuara për integrimin në strukturat euroatlantike.