Presidenti Topi dhe Presidenti i KE-së, Barroso theksojnë nevojën e vijimit të reformave integruese për Shqipërinë në BE.

25 tetor, 2007
Bruksel,
Belgjikë.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati një takim dhe bisedoi me Presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Në përfundim të këtij takimi, Kryetari i Shtetit dhe Presidenti i KE-së, Barroso dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:
Presidenti i KE-së, Barroso: Mirëmëngjes! Sapo pata kënaqësinë të shkëmbeja disa pikëpamje me Presidentin Topi lidhur me një sërë çështjesh dhe e vlerësoj shumë faktin që në një kohë kaq të shkurtër pas zgjedhjes së tij, mundi të vijë në Bruksel për këtë takim. Kjo është vizita e parë në Bruksel dhe jam i sigurtë se do të keni raste të tjera në të ardhmen për të biseduar lidhur me axhendën që është akoma më tepër e rëndësishme. Dhe kjo sepse Shqipëria ka një perspektivë europiane të qartë dhe ambicioze që ka si qëllim përfundimtar anëtarësimin europian; çështja e integrimit europian është mëse e njohur dhe kërkon kryerjen e detyrave lidhur me demokracinë, shtetin ligjor dhe standardet europiane. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit që Shqipëria nënshkroi vitin e kaluar, përbën një hap të rëndësishëm në proçesin e integrimit europian të Shqipërisë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin Topi lidhur me sfidat kryesore, ne mendojmë dhe besojmë se Marrëveshja e Përkohshme po zbatohet pa probleme. Ne zhvilluam një bisedë mjaft pozitive lidhur me progresin e reformave dhe nevojën për vijueshmerinë e këtyre reformave në Shqipëri si edhe lidhur me atë çka mund të bëjë Shqipëria për stabilitetin në rajon. Ne u përqendruam veçanërisht në reformat ligjore dhe zgjedhore, dhe unë e mirëprita faktin që Presidenti po tregon angazhimin e tij personal, si dhe rolin mjaft të rëndësishëm të institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, si moderator për një përqasje gjithëpërfshirëse lidhur me të gjitha çështjet kryesore që ndikojnë në të ardhmen e Shqipërisë. Për këtë shpreh kënaqësinë time! Faleminderit edhe njëherë që erdhët këtu dhe urimet e mia më të mira për mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Topi: Faleminderit, z. Barroso për mikpritjen tuaj! Është një kënaqësi e veçantë që jam sot këtu së bashku me Presidentin e KE-së, z. Barroso, në bisedën me të cilin ndamë mjaft çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka asnjë pikë dyshimi që aspirata e popullit shqiptar, e përfaqësuesve politikë dhe të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar është për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian. E falenderova Presidentin Barroso për të gjithë suportin e strukturave të Bashkimit Europian në vite dhe, personalisht, për rolin e tij aktiv në këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë. E informova që Presidenti i Shqipërisë po bën gjithçka në funksion të ekuilibrimit të jetës politike në Shqipëri, në nevojën për thellimin e reformave, kryesisht në sistemin e drejtësisë, në sistemin elektoral dhe, natyrisht, në kombinimin dhe harmonizimin e luftës institucionale kundër korrupsionit, tek i cili realisht kemi një progres të dukshëm.
Diskutuam rreth çështjeve të stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Unë e sigurova z. President që, Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e vet moderator në rajon, me bindjen që e ardhmja e vendeve të rajonit të Ballkanit, pavarësisht nga problemet momentale, është në familjen evropiane. Ky këndvështrim duhet të jetë një këndvështrim modern për të gjitha vendet, edhe për ato shtete që nuk e kanë korrektuar vijën, e cila në mënyrë të padiskutueshme janë standardet e Bashkimit Europian.
E sigurova z. Barroso që, Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol inkurajues, duke qenë mjaft e kujdesshme edhe për çështjen e Kosovës. Dhashë falenderimet për kontributet e Bashkimit Europian për çështjen e Kosovës, që konsiderohet një çështje europiane, për rolin e Presidentit Ahtisari në këtë proces, të Ambasadorit Ishinger dhe tërë ndjeshmërinë e nevojshme të strukturave të BE-së për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të Kosovës. Ne jemi të bindur që, arritja e marrjes së statusit nga Kosova do të kontribuojë në stabilitetin definitiv të situatës në Ballkan, ku konsolidimi i institucioneve demokratike të Kosovës dhe respektimi i minoriteteve, si dhe i institucioneve të kultit është e rëndësishme. Në këtë situate, ne shpresojmë që gjërat të shkojnë me një zgjidhje të mirë. Gjithsesi, në çdo rrethanë, ne do t’i referohemi Planit të z. Ahtisari.
I pyetur lidhur me kërkesat e tij ndaj Presidentit Topi për reformën në drejtësi dhe atë elektorale, si pikat më të ndjeshme për integrimin e Shqipërisë në BE, z. Barroso u përgjigj:
“Ne i kemi inkurajuar reformat e mëtejshme në fushën ligjore dhe zgjedhore, dhe në fakt Presidenti më foli lidhur me angazhimin e tij personal në moderimin e rregullave të bashkëpunimit me forcat politike. Unë e vlerësoj gjithashtu faktin që Presidenti erdhi me Kryetarin e Komisionit të integrimit, i cili është anëtar i opozitës. Unë i përcjell zotit Topi një mesazh mjaft të qartë për domosdoshmërinë e vijueshmërisë së reformave, pasi ekzistojnë disa probleme dhe tendenca lidhur me perceptimin e Shqipërisë në Europë, që kanë të bëjnë me çështjen e korrupsionit, krimin e organizuar dhe këto çështje janë serioze e duhet të mbyllen me vendosmëri.”
Pyetjes nëse i është kërkuar më shumë mbështetje z. Barroso në fushën e energjisë, duke ditur se Shqipëria rrezikon të përballet sërisht me një krizë energjitike edhe ne vitin 2008-të, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Nuk kemi folur në mënyrë specifike për çështjet e energjisë, pasi temat e bisedës ishin mjaft komplekse. Kemi folur për ekonominë, natyrisht, aty është e përfshirë edhe energjia. Sigurisht, ka grupe ekspertësh që janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Bashkimit Europian. Unë ju siguroj që të gjitha përpjekjet e Shqipërisë edhe në këtë linjë, në linjën e energjisë janë në funksion të bashkëpunimit me BE-në. Samiti i Athinës ka pikërisht këtë qëllim, që tregu rajonal i energjisë të jetë kompatibël me tregun europian të energjisë.”
I pyetur se çfarë do të ndodhë me Kosovën pas 10 dhjetorit, Presidenti i KE-së, z. Barroso u përgjigj:
“Para së gjithash duhet të presim raportin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ne po i inkurajojmë të gjitha palët që t’i zhvillojnë negociatat në një frymë pozitive dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Unë i kam takuar udhëheqësit e Kosovës këtu në Bruksel dhe i kam përcjellë atyre një mesazh të qartë në mbështetje të një negocimi real mes tyre dhe kjo është thelbësore jo vetëm për Serbinë e Kosovën, por gjithashtu edhe për tërë Ballkanin. Unë fola për këtë me Presidentin dhe duhet të kemi stabilitet në Ballkan. Ne besojmë në perspektivën europiane të Ballkanit dhe po i mbajmë angazhimet tona lidhur me axhendën e Selanikut. Eshtë e rëndësishme të ruajmë stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi. Tani ne duhet t’i inkurajojmë palët që të negociojnë dhe do të presim raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në 10 dhjetor. Ne mbështesim mjaft rolin e Troikës veçanërisht përfaqësuesin e BE lidhur me këtë çështje. Falenderoj gjithashtu z Topi që e vlerëson rolin e BE-së lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje kaq delikate dhe të rëndësishme."