Presidenti Topi merr pjesë në Forumin “Siguria dhe Politika e Jashtme”.
7 shkurt 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi ishte sot i ftuari i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) në Forumin me temë “Siguria dhe Politika e Jashtme” përpara një auditori të gjerë me përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë të forcave të ndryshme, të institucioneve të pavarura, drejtues të universiteteve, akademikë, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, të biznesit, medias etj.
Drejtori Ekzekutiv i AIIS, Albert Rakipi duke falenderuar Presidentin Topi për pjesëmarrjen në këtë forum ka nënvizuar rëndësinë e vizionit dhe rolit të Kryetarit të Shtetit në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit tonë si institucioni që qëndron mbi palët me rolin e tij katalizator e nxitës në çuarjen përpara të proceseve demokratike e integruese të Shqipërisë.
Në fjalën e tij Presidenti Topi ka bërë një ekspoze të proceseve ku ndodhet Shqipëria në sfidat e saj integruese, politikat e brendshme, marrëdhëniet me fqinjët dhe rolin e saj në rajon, të ardhmen e Kosovës së pavarur, e ka vënë theksin tek rëndësia që ka shtrirja e debatit demokratik për çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. “Gjej rastin të them që politikat e Shqipërisë qoftë në planin e brendshëm, qoftë në planin e jashtëm janë politika të rëndësishme institucionale, janë politika që kurrësesi nuk duhet të jenë mbi bazën e vullneteve individuale, ku të gjithë përfaqësuesit e nderuar të strukturave të shtetit dhe politikës janë bërë pjesë e kësaj simfonie të mrekullueshme ku shteti shqiptar po përfaqësohet çdo ditë e më mirë. Jam shumë i vendosur në bindjen time se demokracia, që të zhvillohet, të fuqizohet dhe të rritet e shëndetshme duhet të pasurohet nëpërmjet një debati ku të marrin pjesë jo vetëm politikanët, jo vetëm mediat, jo vetëm shoqëria civile, jo vetëm miqtë tanë ndërkombëtarë, por sidomos publiku i gjerë dhe qytetarët e Shqipërisë. Shoqëria që dëshirojmë të ndërtojmë ka nevojë për kontributin e të gjithëve.”
Presidenti i Republikës i është përgjigjur më pas interesimit të auditorit e veçanërisht Ambasadorëve të akredituar në Shqipëri mbi çështje konkrete të zhvillimit të vendit, por edhe të marrëdhënieve me jashtë.
Në mbyllje të Forumit, Kryetari i bordit ekzekutiv të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Besnik Mustafaj e ka falenderuar Presidentin Topi për paraqitjen e një vizioni të qartë të zhvillimeve të brendshme e të jashtme të vendit, por edhe të angazhimit permanent dhe aktiv të Institucionit të Presidentit në proceset demokratike të Shqipërisë dhe forcimin e rolit të saj jashtë kufijve nëpërmjet komunikimeve intensive me faktorin ndërkombëtar.