Presidenti Topi uron Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç për rizgjedhjen në postin e lartë.
6 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiç me rastin e rizgjedhjes në detyrën e lartë.
“Zoti President,
Rizgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Serbisë, më jep rastin t’Ju përcjell urimet e mia më të mira për përmbushjen me sukses të kësaj detyre!
Me rizgjedhjen Tuaj në këtë pozicion, Serbia dëshmoi se mund të bëhet pjesë e proceseve rajonale integruese euroatlantike, që tashmë janë zbatuar me sukses në Ballkanin Perëndimor dhe do të respektojë parimet e rëndësishme për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me vendet e rajonit, në interes të paqes dhe sigurisë afatgjatë.
Duke besuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.