Presidenti Topi përuron hapjen e Panairit “Pranverë 2008”.

10 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot pasdite i pranishëm në ceremoninë e çeljes së Panairit të përvitshëm Ndërkombëtar “Pranverë 2008”, ku marrin pjesë investitorë dhe firma prestigjioze nga Evropa dhe nga rajoni ynë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë në fushën e ndërtimit, transporteve, projekteve, studimeve teknologjike dhe moderne, etj.
Pas fjalës së hapjes së këtij Panairi, të mbajtur nga Agron Jaho, President i Shoqërisë “Expo-Prima”, Kryetari i Shtetit preu shiritin inagurues dhe më pas vizitoi stendat dhe mjediset e Panairit, duke u përshëndetur dhe përgëzuar nga afër organizatorët dhe pjesëmarrësit në të.
Me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh se “është një kënaqësi që marr pjesë në këtë Panair, aq më shumë që ai tashmë është bërë një traditë. Do të riktheja në kujtesë momentin kur është hapur për së pari Panairi në vitin 1996. Progresi është i jashtëzakonshëm, jo vetëm përsa i përket pjesëmarrjes, por mbi të gjitha kualitetit. Vit pas viti ne po shikojmë që mbi të gjitha po futet teknologji e re, shohim që firmat shqiptare janë bërë shumë kompetitive dhe eksperiencat e marra jashtë po i tregojnë dhe po implementojnë brenda Shqipërisë. Tregu në Shqipëri tashmë nuk është më si dikur, i mbyllur. Ne shpresojmë që investimet të jenë më të shumta dhe investitorët shqiptarë të hapin veprimtarinë e tyre në të gjithë Ballkanin.”