Presidenti Topi ka marrë një mesazh nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uithers.
18 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uithers, në të cilin shprehen ngushëllimet më të sinqerta pasojat tragjike të shpërthimit në Gërdec.
“I dashur z. President,
Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, ju lutem pranoni ngushëllimet mia të sinqerta për humbjet e jetës nga shpërthimi fatal i së shtunës në Gërdec!
Tragjedia dhe humbja që pësoi populli shqiptar pati jehonë anembanë botës. Ne këtu në Ambasadën amerikane në Tiranë, e kuptojmë dhe solidarizohemi me dhimbjen e pikëllimin tuaj. Ju bëjmë me dije se ne po punojmë me miqtë dhe kolegët tanë shqiptarë dhe bashkësinë ndërkombëtare për t’ju ardhur në ndihmë me çfarëdolloj mënyre gjatë përpjekjeve të lehtësimit, të cilat po kryhen për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme!” – thuhet në mesazhin e Ambasadorit amerikan, Xhon Uithers.