E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti delegacionin nga Kosova të kryesuar nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

16 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për t’u solidarizuar me mbarë popullin shqiptar në këto momente të vështira dhe tragjike.

Z. Limaj i shprehu Presidentit Topi në emër të gjithë Kosovës dhe popullit të saj ngushëlllimet më të sinqerta për viktimat e shpërthimit në Gërdec, vuri në pah ndjenjën e solidaritetit që ka pushtuar mbarë kombin tonë dhe ofroi ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer për të kapërcyer këtë fazë kritike dhe pasojat e rënda.

Kreu i shtetit pasi vlerësoi tej mase solidaritetin e shprehur në të gjitha mënyrat duke theksuar se kur ky solidaritet vjen nga vëllezërit e të njëjtit gjak, ai merr një simbolikë të veçantë, vuri në dukje se të gjitha strukturat shtetërore, forcat e armatosura, personeli mjekësor, forcat politike dhe media treguan një sintoni të përsosur në përballimin me sukses të situatës, ruajtjen e qetësisë dhe sigurimin e të gjithë mbështetjes së nevojshme për të plagosurit dhe të dëmtuarit nga shpërthimi tragjik.

Presidenti Topi i kërkoi Ministrit Limaj t’u transmetonte Kryeministrit Thaçi dhe mbarë popullit dhe autoriteteve të Kosovës mirënjohjen më të thellë të Shqipërisë për solidaritetin dhe mbështetjen e pakursyer.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›