Presidenti Topi merr mesazh urimi nga Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
28 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi për Festën Kombëtare nga Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në të cilin ndër të tjera shkruhet:
“Duke ju uruar me gjithë shpirt Ditën e Madhe të Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë shfrytëzoj nga rasti që t’ju falenderoj për mbështetjen e madhe që i keni dhënë procesit historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në të gjitha etapat e tij. Ndihma e shtetit shqiptar për ne ka qenë vendimtare.
Në kohën kur Shqipëria po feston 95 vjetorin e pavarësisë, Kosova po bëhet gati të festojë pavarësinë e saj. Kjo ditë po vjen dhe askush nuk mund ta ndalojë më. Dhe pas kësaj si dy shtete, do të rrugëtojmë së bashku në rrugën tonë euro-atlantike dhe do të zëmë vendin që meritojmë në familjen e madhe evropiane. Ky do të jetë shekulli ynë.”