Presidenti Topi viziton familjet e Qemal Stafës dhe të Mustafa Gjinishit.
29 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot shtëpinë e vegjëlisë së Heroit të Popullit, Qemal Stafa, ku u mikprit nga të afërm të tij. Gjatë një bisede të ngrohtë e të përzemërt u përmendën disa nga momentet më të spikatura të jetës së Qemal Stafës, vlerat patriotike e vizioni i të cilit pavarësisht moshës së re, u vlerësuan në mënyrë të veçantë nga Kryetari i Shtetit.
Po sot, Presidenti Topi vizitoi familjarë të Mustafa Gjinishit, të cilët, duke i shprehur mirënjohje për respektin, i dhuruan Presidentit të Republikës një libër biografik mbi jetën dhe veprimtarinë e Mustafa Gjinishit.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Presidenti Topi u shpreh:
TVSH: Zoti President, mesazhi juaj në këtë ditë.
Presidenti Topi: Mesazhi është shumë i thjeshtë dhe i sinqertë. Sot ne nderojmë aktin sublim të të rënëve për atdhe. Unë bëra një vizitë në familjen e dëshmorit Qemal Stafa. Përveç detyrimit për këtë figurë, i cili u mbruajt me vlera të spikatura të patriotizmit, sepse një njeri që bie në moshën 20 vjeçare presupozohet që nuk ka patur kohë të infektohet nga ideologjitë. Pra, kështu vlerësohet Qemal Stafa një figurë patriotike e kombit shqiptar. Përveç të tjerave erdha edhe në familjen e mikut tim Veli Stafa, natyrisht për të dhënë edhe këtë mesazh që sapo sapo e shpreha përpara jush.
Top-Channel: Zoti President, duke vlerësuar të rënët për atdhe sot ju e njihni 29 nëntorin si dita e çlirimit të atdheut?
Presidenti Topi: Presidenti i Republikës i ka dy referenca shumë të qarta dhe nuk mund të futet në atë diskutim që unë nuk kam preferuar ta bëj edhe kur kam qenë pjesë e një formacioni politik, sepse kam principe shumë të qarta përsa i takon historisë dhe, populli shqiptar duhet të jetë i unifikuar rreth atyre simbolikave që duhet t’i bashkojnë, ç’ka do të thotë që Presidenti i referohet asaj që është e formatuar me ligj, po Presidenti në mënyrë të qartë respekton të gjitha ndjeshmëritë për të qenë i ekuilibruar dhe për të pasur pikërisht atë status që ai duhet të ketë. Kështu që unë nuk jam futur në këto gjëra, por një mesazh doja ta jepja në radhë të parë për politikën. Festat, sikurse ishte dje, Festa Kombëtare, 28 nëntori, 95 vjetori i Pavarësisë, politikanët duhet ta dinë që përpara se të jenë festa për politikanët janë festa të popullit shqiptar, duhet të respektohen nga të gjithë, në të gjithë ceremonialin e tyre dhe besoj që me kalimin e viteve natyrisht që edhe politika do të maturohet, do të edukohet dhe do të shkojë në nivelin që ka mesatarja e shoqërisë sonë.