Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë e 15-të vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

24 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në ceremoninë e 15-të vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë etj.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
"E nderuara Kryetare e Kuvendit,
I nderuar Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Është një kënaqësi e veçantë për mua të përshëndes në këtë përvjetor të 15-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si instrumenti më i lartë kushtetues për garantimin e funksionimit të Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Janë 15-të vite të cilat realisht kanë qenë të mbushura me një punë do të thoja mjaft intensive të kësaj Gjykate. Sigurisht që ka qenë një periudhë të cilën e konsiderojmë në të gjitha kuptimet si një periudhë të tranzicionit, të cilën ne në Shqipëri po e mbyllim, pra jemi në fund të kësaj faze që konsiderohet si fazë tranzicioni, për t’u futur në një fazë të re që është faza e integrimit të Shqipërisë në familjen euro-atlantike, në të gjitha drejtimet në realizimin e standarteve që kërkon jo vetëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë, jo vetëm Gjykata Kushtetuese, por besoj Parlamenti, politika shqiptare dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë. Unë dëshiroj t’ju them që Gjykata Kushtetuese sigurisht ka qenë përpara provave të vështira, por duke dashur t’i jap nota realiste, në këtë drejtim, nuk mund të themi që gjithçka ka shkuar sipas standardeve të kërkuara. Kjo vlen jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese por edhe për institucionet e tjera. Për të bërë një vlerësim realist në një drejtim, kuptohet që ke bërë një hap të rëndësishëm për ta pasur si pikë referimi për rindërtimin e punës, konsultimin e punës së bërë, që besoj është i vlefshëm për të gjithë individët që sot janë në institucionet e rëndësishme shqiptare. Kjo vlen për Presidentin e Republikës, vlen për Parlamentin shqiptar, vlen për Qeverinë, vlen për institucionet e sistemit të drejtësisë, për të cilat në përgjithësi diskutohet gjerë e gjatë sot pasi janë pjesë e debatit politik dhe e atij publik. Nga kjo pikëpamje unë do të doja të thoja që, përveç vlerësimeve, lind nevoja që gjithsecili nga ne, jo vetëm si institucione, por edhe si individë të shikojë të kaluarën e vet për të ardhur në një stad të ri, atë që kërkohet nga qytetari i thjeshtë, kthimi në vlerat e vërteta, në standardet e shtetit të së drejtës, të shtetit ligjor. Unë jam i bindur që ndërgjegjia jo vetëm qytetare, por edhe ajo profesionale na bën ne sot që të kemi një optimizëm lidhur me të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, të shpresojmë që të gjithë së bashku të jemi pjesë e asaj infrastrukture të re që kërkojmë të ndërtojmë në ndërtimin, ose më mirë do të thoja në perfeksionimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë edhe jetën edhe punën e institucioneve, ku në radhë të parë funksioni i Gjykatës Kushtetuese është mjaft i rëndësishëm.
Z. Kryetar,
Pa dashur të zgjatem në këtë fjalë përshëndetëse, unë do t’ju uroja juve dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të keni sukses në punën tuaj dhe do t’ju kërkoja publikisht, sikurse jua kam kërkuar edhe në biseda të drejtëpërdrejta që nëpërmjet jush të transmetohet edhe tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese domosdoshmëria e pjesëmarrjes në reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pa dyshim roli i Gjykatës Kushtetuese mbetet mjaft i rëndësishëm. Ju uroj suksese në punën tuaj fisnike!
Faleminderit!