Ministri i Drejtësisë, z. Alibeaj bën betimin përpara Presidentit të Republikës.

24 nëntor 2007
Në praninë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko dhe të ftuarve të tjerë, u zhvillua sot në Presidencë ceremonia e betimit të Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, z. Alibeaj bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi ministrit Alibeaj suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë.