Prononcimi i Presidentit për mediat mbi Prokuroren e Pergjithshme.
24 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu përgjigj sot interesimit të mediave mbi Prokuroren e Përgjithshme.
Pyetje “NEWS 24”: A mendoni se Kryeprokurorja e re do t’i japë një temp të ri luftës kundër krimit dhe korrupsionit?
Presidenti Topi: Jo vetëm unë, por besoj dhe e gjithë shoqëria shqiptare. Në rast se e keni konstatuar me qetësi, zgjedhja e Kryeprokurores së re ka qenë plotësisht në standardet e kërkuara nga e gjithë shoqëria shqiptare, besoj edhe nga politika shqiptare, edhe nga institucionet ndërkombëtare. Një njeri i cili nuk është përfshirë fare në politikë, nuk ka lidhje me politikën, një përzgjedhje shumë profesionale, një studente e shkëlqyer në të gjitha ciklet e arsimimit që ka pasur, një studente e rreshtuar e para në Shkollën e Magjistraturës, gjyqtare mjaft e aftë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila është përballur realisht me çështje konkrete mjaft të vështira e që i ka zgjidhur me shumë sukses, një njeri mjaft komunikues. Mjafton të dëgjoni përshtypjet e njerëzve që e kanë njohur nga afër gjatë shkollës por dhe në komunitetin ku ajo jeton edhe në atë të juristëve. Besoj se është zgjidhja më e mirë, brenda standardeve, e cila do të kontribojë realisht në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit midis institucioneve dhe mbi të gjitha në vendosjen e shtetit ligjor.