Presidenti Topi merr pjesë në konferencën “Bujqësia dhe zhvillimi rajonal”.

11 mars 2008,
Bashkia Manzë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në konferencën “Bujqësia dhe Zhvillimi Rajonal” e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Reforma, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nën kujdesin e Presidentit të Republikës e me mbështetjen e Fondacionit “Hanns Seidel” Stiftung në Gjermani. Temë qëndrore e diskutimit në këtë konferencë ishte roli i bujqësisë dhe zhvillimit rural në rritjen e ekonomisë së vendit dhe balancat rajonale.
Në fjalën e tij në hapje të konferencës, Presidenti Topi vlerësoi rëndësinë e bashkëveprimit të disa aktorëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional për të zgjidhur problemet dhe për të çuar përpara në vendin tonë zhvillimin e bujqësisë dhe të sektorëve si ai i agro-biznesit, agro-industrisë, të agro-turizmit etj,. “Padyshim në thelb është Ministria e Bujqësisë që realizon politikat”, - është shprehur Presidenti - “por, ka nevojë për shumë aktorë që kanë të bëjnë jo vetëm me shtetin, kanë të bëjnë me pushtetin vendor e me decentralizimin e tij.Kjo ka të bëjë me çështjet e zhvillimit urban, ka të bëjë me çështjet e zhvillimit të turizmit, me politikat rajonale, ka të bëjë me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, ka të bëjë me një sërë lidhjesh të domosdoshme me tërë rrjetin e bankave, që operojnë në Shqipëri”.
Pasi ka vënë në pah resurset e mëdha të zhvillimit bujqësor dhe rural në zonën e Manzës, Presidenti Topi është shprehur se “politikat e decentralizimit nuk duhet të mbetenn thjesht si fraza retorike, por të jenë pikërisht ato politika që do t’i japin zhvillim zonave të caktuara”. Duke u ndalur pikërisht tek bashkëpunimi ndërinstitucional, Presidenti i Republikës vuri në dukje se një institucion tjetër shumë i rëndësishëm bashkë me pushtetin vendor është edhe zyra për regjistrimin e pasurive. Sipas tij, sistemi bankar në Shqipëri ka nevojë për garanci për kredidhënien dhe “pa pasur një pronë të formalizuar, pa pasur një pronë të garantuar me dokumente, asnjë pronar nuk mund të shkojë tek dyert e bankave për të garantuar pikërisht atë që merr”. Po ashtu, Kryetari i Shtetit është shprehur se “ çështja e pronësisë ka të bëjë edhe me mundësinë e futjes së këtij tregu për të bërë realisht që toka të mos mbesë një kapital i vdekur, por të jetë një mundësi, një posibilitet për kredituar vlerën e shtuar”. “Çështja e konsolidimit të pronësisë do t’i japë mundësi, sikurse është parimi kapitalist i koncentrimit të pronës dhe të kapitalit, që ai që ka mundësi dhe ka dëshirë që të zhvillojë pronën e tij dhe aktivitetin e tij, natyrisht që do të zgjerojë dhe sipërfaqen, do të zgjerojë edhe aktivitetin”, - nënvizoi Presidenti Topi në fjalën e tij.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë ishin Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Kryetari i Qarkut të Durrësit, Seit Kërtusha, Kryetari i Bashkisë së Manzës, Bujar Huqi, deputeti i zonës Sami Gjergji, nga Bordi Themelues i Platforma-IDR, Besnik Aliaj, Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatos Harizaj, investitorë të huaj në vendin tonë, si edhe specialistë dhe studiues në fushën e bujqësisë.
Në diskutimet e tyre ata trajtuan çështjet më thelbësore, bazuar në një sërë të dhënash statistikore dhe studimore, për zhvillimet më të reja në sektorin bujqësor dhe rural në vend. Po ashtu, referuesit në këtë konferencë parashtruan edhe vizionin e tyre lidhur me mundësitë reale të zhvillimit të bujqësisë, agro-biznesit, agro-turizmit, agro-industrisë etj. në vendin tonë, sipas standardeve të vendeve të përparuara, duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se bujqësia shqiptare i ka të gjitha shanset për të qenë një sektor lider i ekonomisë së vendit dhe një instrument për balancimin dhe zhvillimin ekonomik-social rajonal dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.