Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Sotir Prokos.
16 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Sotir Prokos për ndarjen e tij nga jeta.
"Të dashur familjarë të Sotir Prokos,
Në këto momente fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Sot u nda nga jeta profesori i nderuar, Mjeshtri i Madh që i përkushtoi jetën me devotshmëri e profesionalizëm artit të aplikuar, duke ngritur në piedestalet më të larta vlerat kulturore dhe artistike, tradicionale dhe kombëtare, si dhe miku i paçmuar, njeriu zemërgjerë dhe i paharruar për të gjithë ne që kemi patur fatin ta njohim nga afër e të ndajmë me të momente të veçanta e të pashlyeshme.
I bindur se profesor Proko dhe vepra e tij do të mbetet gjithnjë në kujtesën dhe panteonin e vlerave të rralla kombëtare, edhe një herë ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore!"