Presidenti Topi zhvilloi një takim pune me Ministrin Pango dhe Presidentin e FSHF-së, Duka.

17 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë dhe zhvilloi një takim pune me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Gjatë takimit institucional, të iniciuar nga Kreu i shtetit, u diskutua rreth pezullimit të ekipeve tona kombëtare të futbollit nga veprimtaritë ndërkombëtare sportive dhe gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare të kësaj çështjeje tepër shqetësuese dhe me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme kombëtare.
Presidenti Topi shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë institucionale për të inkurajuar këtë proces brenda kompetencave ligjore dhe kushtetuese dhe për të shërbyer si katalizator për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj çështjeje duke gjetur mirëkuptimin dhe gatishmërinë e palëve për arritjen e një kompromisi dhe zgjidhjeje ligjore dhe afatgjatë.