Presidenti Topi përshëndet seancën e parë të Kuvendit të ri të Kosovës.
4 janar 2008
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi përshëndet hapjen e punimeve të Kuvendit të ri të Kosovës të dalë nga zgjedhjet kuvendore të 17 nëntorit 2007, duke e konsideruar atë si vazhdimin e një procesi të rregullt të demokracisë parlamentare në Kosovë, si një dëshmi e nivelit të lartë të funksionimit të institucioneve demokratike dhe si shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve të saj.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi vlerëson qëndrimin e forcave politike në Kosovë, të cilat po dëshmojnë përgjegjësi dhe pjekuri në procesin e formimit të strukturave të nevojshme për të siguruar një administrim sipas standarteve të kërkuara nga sfidat e të ardhmes evropiane.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi duke mbështetur Kuvendin e ri të Kosovës shpreh besimin se ky institucion i rëndësishëm do të përmbushë denjësisht dhe pa humbur kohë misionin e tij historik për ndërtimin e shtetit të ri të pavarur, demokratik dhe evropian.