E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Autoritetit Kombëtar të Palestinës, Abaz, për Festën Kombëtare.

1 janar 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Autoritetit Kombëtar të Palestinës, Mahmud Abaz, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Kombëtare të vendit Tuaj, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të formuloj urimet më të përzemërat për Ju dhe popullin mik palestinez.

Përfitoj nga rasti të shpreh besimin se bisedimet për procesin e paqes do të hapin një etapë të re për popullin palestinez për të jetuar në paqe dhe harmoni me fqinjët”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›