Presidenti Topi priti Ambasadorin e Republikës së Meksikës, Zotin Horge Çen Çarpentier.

12 maj 2008
Presidenti Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Meksikës, Horge Çen Çarpentier, rezident në Romë, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Topi pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Çarpentier dhe vlerësoi marrëdhëniet me Meksikën, shprehu dëshirën për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes reciprok, si ato ekonomiko-tregtare, kulturore, të turizmit, etj.
Presidenti Topi shprehu vullnetin e palës shqiptare për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato shumëpalëshe në kuadrin e organizmave ndërkombëtare, nëpërmjet nxitjes së dialogut politiko-diplomatik mes dy vendeve.
Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit shprehën interesin për hapjen e një Konsullate Nderi të Shqipërisë në Meksikë dhe të Meksikës në vendin tonë, çka do të shërbenin si ura lidhëse mes vendeve tona.
Kreu i shtetit vuri në dukje se Shqipëria vlerëson politikën e jashtme meksikane në përgjithësi, marrëdhëniet shumë të mira me BE-në dhe politikën e re ndaj SHBA-së në veçanti.
Ambasadori Karpentier u shpreh se mbështet qëndrimin e Shqipërisë në procesin e pavarësisë së Kosovës, duke uruar paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit e më gjerë dhe theksoi se do të punojë për rritjen dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale sidomos ato ekonomike e tregtare dhe shpeshtimin e kontakteve duke e ftuar njëkohësisht Presidentin Topi të vizitojë në të ardhmen kryeqytetin meksikan.