Presidenti Topi priti Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Ficxherald.

22 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim në Presidencë me Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Mark Ficxherald dhe delacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi pasi falenderoi Admiralin Ficxherald për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s, përshkroi vullnetin dhe dëshirën jo vetëm të forcave politike, por edhe të mbi 90% të shoqërisë shqiptare për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut Verior, vuri në dukje arritjet dhe transformimin e Forcave tona të Armatosura në drejtim të rritjes së kapaciteteve, aftësisë profesionale dhe operuese si dhe pjesëmarrjes mjaft aktive dhe të frutshme në operacionet paqeruajtëse anembanë botës.
Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria po përpiqet dhe ka arritur suksese në plotësimin e standardeve integruese nëpërmjet reformave të thella si ajo në gjyqësor dhe zgjedhore, rritjes së buxhetit për forcat e armatosura deri në 2% të GDP-së, mbizotërimin e një fryme të re konsensusale në politikë për përfundimin e reformave të nevojshme, duke shpresuar në marrjen e ftesës për anëtarësim nga Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet në prill në Bukuresht.
Presidenti Topi paraqiti edhe qëndrimin e Shqipërisë për situatën në rajon, ku vlerësoi lart maturinë e autoriteteve dhe shoqërisë kosovare gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e shtetit më të ri të Europës – një shteti demokratik dhe shumëetnik, ku respektohen të drejtat e të gjithave pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Presidenti Topi dënoi qëndrimet ekstremiste dhe aktet e dhunshme që vijnë nga qarqe ultra-nacionaliste dhe nënvizoi faktin se rruga dhe e ardhmja e vetme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në familjen e madhe euroatlantike.
Admirali Ficxherald u shpreh se arritjet pozitive dhe transformimet e dukshme në Shqipëri dhe të Forcave tona të Armatosura bëjnë që vendi ynë të jetë gati për anëtarësim në NATO, sidomos po të kihet parasysh kontributi i madh dhe i rëndësishëm i paqeruajtësve tanë në Bosnje, Irak, Afganistan, në Operacionin “Active Endeavor” për paqen dhe sigurinë jo vetëm rajonale, por edhe globale. Admirali Ficxherald vlerësoi lart rolin moderues dhe pozitiv të Shqipërisë dhe vetë Presidentit Topi në rajon si dhe për zgjidhjen me qetësi dhe përgjegjshmëri të çështjes delikate të statusit të Kosovës dhe të ruajtjes së qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan.