Presidenti Topi priti Kryetarin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Georgi Pirinski.

3 dhjetor 2007
President i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi vuri në dukje miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, falenderoi z. Pirinski për mbështetjen që Bullgaria po i jep Shqipërisë në përpjekjet e saja për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe NATO. Pasi bëri një përshkrim të klimës politike në vend, reformave të ndërrmara si ajo në drejtësi dhe zgjedhore, pasi vuri në pah edhe përpjekjet për konsolidimin e shtetit të së drejtës, Presidenti Topi nënvizoi rolin moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë duke patur si pikë referimi integrimin rajonal në familjen euro-atlantike. Këtu Kreu i shtetit shqiptar u ndal në domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës, duke theksuar qëndrimin tashmë të njohur të Shqipërisë se marrja e pavarësisë së Kosovës do t’u shërbente paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon dhe më gjerë.
Në kuadrin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha fushat, Presidenti Topi theksoi rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta si kjo e sotmja, duke i drejtuar një ftesë për të vizituar Shqipërinë, Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Parvanov.
Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, z. Pirinski vuri në pah intensitetin e dialogut politik, rritjen e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, që do të sillte edhe një rritje të investimeve dhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona dhe shprehu mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë në sfidat e saj integruese drejt BE-së dhe NATO-s duke shprehur gatishmërinë e ndarjes së përvojës integruese bullgare me vendin tonë.
Në takim ishte i pranishëm dhe Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Beja.