E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zeljko Komsiç, për Festën Kombëtare.

1 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zeljko Komsiç, me rastin e Festës Kombëtare.

“Festa Kombëtare e Bosnje-Hercegovinës më jep rastin t’Ju përcjell Juve dhe vendit Tuaj, urimet më të ngrohta e më të përzemërta!

Më lejoni që, në kuadrin e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy vendeve tona, të nënvizoj besimin dhe angazhimin tim për zhvillimin e tyre të mëtejshëm, në dobi të dy vendeve e popujve tanë”, - thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›