E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Mbretëreshën Beatriks me rastin e Festës Kombëtare të Hollandës.

30 prill 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretëreshës së Vendeve të Ulta, Beatriks në të cilin thuhet:

“Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Vendeve të Ulta, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik hollandez, urimet më të mira e më të përzemërta!

Më lejoni, Madhëri që, me këtë rast, të vë në dukje se ne çmojmë lart marrëdhëniet shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy vendeve tona, si dhe të nënvizoj bindjen dhe angazhimin tim për zhvillimin dhe intensifikimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›