Presidenti Topi priti Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivailo Kalfin.

23 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivailo Kalfin dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Presidenti Topi duke i uruar mirëseardhjen, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duke nënvizuar njëkohësisht edhe besimin për thellimin e tyre në konkretizimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, zgjerimit dhe thellimit të dialogut politik, etj.
Kreu i shtetit bëri një përshkrim të reformave kryesore të ndërmarra në Shqipëri si ajo gjyqësore dhe zgjedhore me qëllim edhe përmbushjen e aspiratave integruese euroatlantike të Shqipërisë. Presidenti i Republikës shprehu falënderimet e përzemërta për mbështetjen që Bullgaria i dha Shqipërisë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Presidenti Topi i kërkoi z. Kalfin t’i përcjellë Presidentit bullgar Parvanov përshëndetjet më të përzemërta dhe dëshirën për ta takuar së shpejti gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu edhe pozicionin e qartë të Bullgarisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njohjes së pavarësisë së saj si një shtet i ri multietnik, me institucione të konsoliduara demokratike ku respektohen të gjitha të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Presidenti Topi vuri në dukje se tashmë rajoni ynë ka fituar paqe dhe qëndrueshmëri afatgjatë duke patur si synim integrimin e të gjitha vendeve të tij në familjen e madhe europiane dhe strukturat euroatlantike.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivailo Kalfin, pasi falenderoi përzemërsisht për pritjen e ngrohtë,e uroi Presidentin Topi për marrjen nga ana e Shqipërisë të ftesës për anëtarësim në NATO, duke shprehur njëkohësisht edhe gatishmërinë e Bullgarisë për të ndarë përvojën integruese të Bullgarisë në NATO dhe BE dhe e siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të vendit tonë.