Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave rreth punës së Prokurorisë për ngjarjen e Gërdecit.

27 prill 2008
Pas vizitës së tij në Selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur edhe interesimit të mediave rreth vlerësimit që Kryetari i Shetit i bën punës së Prokurorisë për ngjarjen e Gërdecit, duke u shprehur:
“Në këtë ditë unë pyetem për Prokurorinë, por gjithsesi do të jem korrekt me ju dhe do t’ju përgjigjem. Unë mendoj që Prokuroria po bën një punë korrekte. Jemi mësuar gjithmonë që t’i trajtojmë gjërat politikisht edhe për institucione, të cilat janë ligjore dhe kushtetuese, ku në radhë të parë nuk bëhet politikë, por punohet me profesionalizëm. Unë do të doja që të gjithë politikanët me radhë, që shtatëmbëdhjetë vjet i kemi dëgjuar duke u shprehur nga mëngjesi deri në mbrëmje për shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, në momentin kur fillon të funksionojë ligji, të gjithë duhet ta përgëzojnë dhe të mos paragjykojnë. Unë besoj që ky është momenti më i rëndësishëm që të kemi besim, sepse sapo u shpreha për domosdoshmërinë e rikthimit të besimit. Të kemi besim tek institucionet, s’duhet të paragjykojmë asgjë dhe të presim që gjërat edhe në rastin konkret të hetohen dhe të trajtohen me shumë profesionalizëm. E rëndësishme është që sot, në prillin e vitit 2008, të jeni të sigurtë që nuk ka absolutisht asnjë lloj influence politike mbi këtë institucion, asnjë lloj influence klienteliste. Dhe ky është momenti i rikthimit të besimit tek ky institucion, i cili për vite me radhë ka qenë mjaft i politizuar.”