E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Kurban Bajramit.

20 dhjetor 2007

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar dhe nga Zonja e Parë, Teuta Topi, vizitoi sot Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi ing. Selim Muça, si dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashijve, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, Kryetari i Shtetit u ka shprehur urimet më të ngrohta e të përzemërta përmes një komunikimi me mediat:

“Gëzuar të gjithëve!

I uroj me rastin e kësaj dite të madhe festën të gjithë besimtarëve myslimanë. Sigurisht është një festë që ka një kuptim madhor, është ditë e sacrificës, është ditë e ngadhënjimit të solidaritetit, është dita e ngadhënjimit të solidaritetit dhe humanizmit ndaj egoizmit dhe unë besoj që është një ditë, ku të gjithë festojnë, sepse standardi më i arrirë në shoqërinë shqiptare, në institucionet shqiptare, është standardi i harmonisë fetare, kështu që kjo është një festë për të gjithë. Paqja begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë shqiptarët, kudo që janë, në të gjithë trojet shqiptare!”, - ishte mesazhi i Presidentit Topi në këtë ditë të shënuar të kalendarit islam.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›