Presidenti Topi uron Madhërinë e Tij, Hamad bin Isa al-Khalifa, Mbret i Bahreinit, për Festën Kombëtare.
16 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Madhërisë së Tij, Hamad bin Isa al-Khalifa, Mbret i Bahreinit, me rastin e Festës Kombëtare.
“Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Bahreinit, të kem kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, të formuloj urimet më të mira për Ju dhe për lumturinë e mirëqenien e popullit Tuaj”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.