E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme në komunën Paskuqan.

14 janar 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar komune në komunën Paskuqan të Qarkut të Tiranës.

Në bazë të nenit 92, germa “gj” e Kushtetutës dhe të nenit 14, pika 4 të ligjit nr 9087 , datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Topi ka dekretuar ditën e dielë, datë 24 shkurt 2008 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar komune në Komunën Paskuqan të Qarkut të Tiranës.

Dekreti i Presidentit hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›