E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon Presidentin e Orientit të Madh të Francës, z. Kijarde.

14 janar, 2008

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka pritur sot paradite në një takim Presidentin e Orientit të Madh të Francës, Zhan Mishel Kijarde.

Presidenti Topi bëri një vlerësim historik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Francën dhe e njohu zotin Kijarde me zhvillimet e fundit demokratike në shoqërinë shqiptare, proceset e rëndësishme reformuese të saj si pjesë e strategjisë kombëtare euroatlantike të vendit.

Zoti Kijarde falenderoi Presidentin Topi për pritjen dhe e njohu atë me aktivitetin humanist të Orientit të Madh të Francës, në drejtim të zhvillimit të vlerave të lirisë, tolerancës, barazisë, vëllazërisë dhe laicitetit.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në rajon e sidomos rreth procesit të statusit të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›