Presidenti Topi merr çmimin e publikut “Personazhi i Vitit 2007” nga Televizioni “Top Channel”.
11 janar 2008
Më 31 dhjetor 2007 u bë publik në edicionin e lajmeve të orës 19’30-të në “Top-Channel” rezultati i votimit on-line në faqen e internetit top-channel.tv. Sondazhi “Personazhi i Vitit”, një traditë 3 vjeçare e këtij kanali televiziv, fituesi i të cilit përcaktohet nga votat vullnetare të teleshikuesve që klikojnë këtë faqe, ka nxjerrë fitues për vitin 2007 Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi. Një ekip i departamentit të informacionit të Top Channel ishte në zyrën e Presidentit për t’i dorëzuar Kryetarit të shtetit në një ceremoni të veçantë çmimin e publikut për vitin 2007 në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve të orës 19 e 30 me drejtorin e informacionit Sokol Balla.
Endri Xhafo: Ndodhemi në zyrën e punës së Presidentit të Republikës ku do të zhvillohet një ceremoni e thjeshtë sikurse ju e anonçuat për t’i dhënë Presidentit të Republikës çmimin “Personazhi i Vitit”. Në këtë ceremoni janë të pranishëm në zyrën e Presidentit përveç Presidentit të Republikës edhe Aleksandër Flloko, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, Dashamir Xhaxhiu, Drejtor i Kabinetit dhe Mimoza Koçiu, Këshilltare për Median dhe Zëdhënëse e Presidentit. Nga Top-Channel për këtë ceremoni ndodhen Kryeredaktorët Mentor Kikia, Bledar Zaganjori, Arben Vata, Enkelejd Llanaj dhe web-masteri Igli Gjelishti. Pra ju ftoj të ndiqni këtë ceremoni që po zhvillohet në këto momente në zyrën e Presidentit.
Mentor Kikia: I nderuar zoti President, urime!
Presidenti Topi: Faleminderit!
Mentor Kikia: Zoti President, është një çmim dhe një vlerësim, që vjen direkt nga publiku, janë detaje të vlerësimit që është bërë në zyrën e marrjes së votave, janë rreth 5000 persona që janë përfshirë në këtë përzgjedhje, pra që kanë votuar dhe shumica prej tyre kanë dhënë vlerësimin për Juve. Dua t’ju them që ne shqiptarët jemi përgjithësisht të prirur për t’i paragjykuar të tilla vlerësime, por dua të jap garancinë për Ju dhe të gjithë ata që na ndjekin që ka qenë një vlerësim absolutisht shumë i drejtë dhe një numërim absolutisht shumë i saktë i të gjithë personave që kanë votuar dhe personazhin që kanë vlerësuar gjatë vitit 2007.
Presidenti Topi: Faleminderit zoti Kikia! Ndihem shumë i nderuar!
Sokol Balla: Zoti Topi, edhe një herë Ju uroj për këtë çmim që Ju keni fituar. Në fakt nuk është i pari, ju keni fituar disa vlerësime. Shumë analiza të pavarura mendojnë që viti 2007-të ishte viti juaj. Edhe një herë urime për këtë çmim. Do të doja t’ju pyesja shkurtimisht si ka nisur viti 2008-të për Presidentin e Republikës?
Presidenti Topi: Përpara se t’ju them se si ka filluar viti 2008-të më lejoni të falenderoj nga zemra Departamentin e Informacionit të stacionit televiziv “Top-Channel”, i cili më dha një gëzim të veçantë duke më dorëzuar çmimin e publikut, i cili ka klikuar në faqen e internetit të këtij stacioni prestigjioz. Më lejoni t’ju falenderoj gjithashtu për improvizimin e kësaj ceremonie të thjeshtë dhe me lejoni që ta përmbyll në kornizat e modestisë. Këtë çmim do ta konsideroj si një çmim inkurajues për të më motivuar që në punën time të rëndësishme në institucionin e Presidentit të zhvilloj më tej përmasat, dimensionet e angazhimit tim, sigurisht duke krijuar një klimë të ekuilibruar politike në funksion të sfidave madhore, që ka Shqipëria në momente mjaft të rëndësishme për historinë e kombit shqiptar, në funksion të atij angazhimi që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të sinkronizojnë vullnetin dhe dëshirën e tyre për të përmbushur pikërisht ato aspirata të cilat konsiderohen historike.
Sokol Balla: Ju zoti Topi pas pak ditësh do të zhvilloni një vizitë historike. Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Prishtinën dhe Kosovën. Në fakt Ju kishit premtuar se kjo do të ishte vizita juaj e parë, por për shumë arsye që nuk është momenti ndofta tani që t’I shpejgojmë vizita juaj në Kosovë nuk është e para jashtë vendit, por natyrisht vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën.
Presidenti Topi: Nëse do të thoja për vizitën time të parë në Kosovë e zhvilluar në mënyrë private ka qenë disa ditë pas çlirimit të Kosovës, ç’ka presupozonte dhe nënkuptonte një dëshirë shumëvjeçare, e cila nuk ishte thjesht e imja personale, por edhe si rrjedhojë e një formimi familjar. Kështu që emocionet e para i kam kaluar në atë periudhë. Dëshira ime për të realizuar vizitën në Kosovë u shpreh menjëherë pas marrjes së rezultatit të votimit si President i Republikës, por ju e thatë me të drejtë që këto vizita të karakterit zyrtar karakterizohen dhe nga zhvillime diplomatike dhe besoj që vizita që do të realizohet nga data 25 deri në 27 janar vjen në një moment historik për Kosovën, për të gjithë shqiptarët. Vizita është zyrtare, është me ftesë të zotit Ryker dhe të zotit Sejdiu. Janë sinqerisht momente mjaft emocionuese për cilindo, jo vetëm për ata që do të jenë pjesë e këtij delegacioni, do të thoja delegacionit më të madh zyrtar që shteti shqiptar ka realizuar ndonjëherë. Do të jenë rreth 100 vetë përfaqësues të nderuar dhe mund t’ju them që do të jenë dy nënkryetarët e Parlamentit shqiptar, parlamentarë nga mazhoranca dhe opozita, do të jetë Zëvendëskryeministri, disa ministra, do të jenë përfaqësues nga pushteti vendor. Është rasti të them që do të jenë në këtë delegacion kryebashkiakë të nderuar të Bashkisë së Vlorës, të Bashkisë së Korçës, të Bashkisë së Durrësit, të Bashkisë së Shkodrës etj ç’ka presupozon që do të jetë një dimension vërtet i madh i këtij përfaqësimi në një moment shumë emocional dhe historik. Do të jenë përfaqësues të botës së medias, gazetarë, përfaqësues të botës së shkencës, të qarqeve akademike, artistë të nderuar dhe besoj që do të bëjmë një përfaqësim të natyrshëm dhe të detyrueshëm për përmasat e kësaj vizite.
Sokol Balla: Dhe të shumëpritur patjetër. Megjithatë do të doja t’ju bëja një pyetje zoti Topi. Vizita në Kosovë Juaj nuk është angazhimi juaj i parë të themi në politikën e jashtme, apo në diplomaci. Besoj që Ju keni ndjekur zhvillimet më të fundit lidhur me vendimin e qeverisë së Shkupit për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë dhe me sa duket kjo do të aplikohet më pas edhe me Kosovën. Cili është reagimi Juaj si President i Shqipërisë?
Presidenti Topi: Unë e kam bërë një reagim gjatë një interviste, të realizuar ditën e djeshme. Besoj se ka qenë një reagim i natyrshëm, i moderuar do të thoja i Presidentit, i cili natyrisht duhet të reagojë në konkordancë të plotë me institucionet e tjera, në radhë të parë të Ministrisë të Punëve të Jashtme, që ka një detyrë funksionale për të zhvilluar marrëdhëniet dhe çështje të kësaj natyre. Unë e kam konsideruar një veprim të nxituar, gati gati burokratik, sepse në fakt nuk mjafton të shohësh rregullat, të cilat vendosen në letër dhe në një moment të caktuar i kalon koha, sepse në të njëjtën kohë kur Brukseli po lehtëson regjimin e vizave dhe ne këtë e konsiderojmë si sukses të politikës dhe dhe institucioneve shqiptare regjimin e vizave të lehtësuar për t’i dhënë mundësi kategorive të ndryshme dhe hap pas hapi për të arritur në standardet, kur populli shqiptar të ketë mundësinë të lëvizë i lirë pa barriera kufijsh, ne kalojmë dhe bëjmë hapa, sikurse e kam theksuar hapa retrogradë, pra kur një regjimi të liberalizuar të vizave, sikurse ka qenë me Maqedoninë, ne t’i krijojmë barriera të panevojshme dhe aspak të pranueshme për vitin 2008-të.
Sokol Balla: Zoti Topi, në fund do të doja thjesht t’Ju kujtoja diçka. Ju përmendët Ministrinë e Jashtme. Shumë analiza, por edhe përfaqësues të opozitës sot kanë kritikuar përgjigjen e avashtë, reagimin e avashtë të diplomacisë shqiptare këtu në Tiranë ndaj këtij veprimi absurd të Shkupit. Ju si i konsideroni këto kritika ndaj këtij reagimi të vonuar?
Presidenti Topi: Është e natyrshme që politika ka pozicionin e saj, secili jep informacionet e veta në linjën e debatit politik rreth një çështjeje. Unë jam i detyruar të ndjek linjat institucionale dhe mbi bazën e informacioneve që kam dhe informacionet janë tw plota, mund të them që institucionet shqiptare kanë reaguar në mënyrë korrekte, në kohën e duhur, me gjuhën e duhur dhe jam i bindur që edhe reagimi i orëve të fundit që vjen nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë maqedonase tregon që ka një lloj predispozicioni për t’iu rikthyer normalitetit dhe jam i bindur që gjithësecili e di që e ardhmja e vendeve tona e Shqipërisë, e Maqedonisë, aq më shumë në kushtet e lindjes së një shteti të ri, shtetit më të ri të Europës, sikurse është Kosova, besoj ecim me mentalitetin kur të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Serbinë do të jenë pjesë e familjes europiane, janë shoqëri, të cilat çdo ditë demokratizohen dhe besoj se ky është një vullnet i të gjithë popujve, që çdo ditë e më shumë në Ballkan po i largohen përfundimisht skenarwve të së kaluarës.
Sokol Balla: Zoti Topi, Ju falenderoj shumë për këtë mini-intervistë të improvizuar. Urime edhe një herë për çmimin “Personazhi i Vitit” dhe Ju uroj sukese për vitin 2008-të!
Presidenti Topi: Edhe unë ju falenderoj shumë dhe i uroj suksese kanalit tuaj televiziv, i cili realisht nuk e zhvillon aktivitetin e vet i ngurtësuar, por në komunikim me publikun dhe kjo bën të mundur që të jeni mjaft tw suksesshëm.