Pronat, denoncohet “Kashar i dyte” ne Levan
Komuna e Levanit mund te quhet nje “Kashar” i dyte ne vend, per shkak te zaptimit te siperfaqeve te tera toke nga fermere, te cilet i posedojne sot me dokumente te falsifikuara. Denoncimi vjen nga kryeplaku i fshatit Ferras, Faslli Nexhipi, i cili tha dje per gazeten “Koha Jone”, se hektare te tere toke jane perfituar nga persona te ndryshem ne kundershtim me kerkesat e ligjit 7501. Ne “shenjestren” e abuzuesve jane vene jo vetem siperfaqe te lira, dikur shteterore, por edhe ato te fermereve te tjere, si dhe siperfaqe me destinacion te percaktuar, si fusha sporti apo varreza publike.
Perfaqesues te pushtetit vendor ne komunen e Levanit, si dhe pronare te interesuar, kane bere kallezime penale ne Prokurorine e Rrethit te Fierit. Burime nga organi i akuzes bejne te ditur se ceshtja eshte nen hetim, ndersa pritet qe se shpejti te filloje zbardhja e nje skandali te ri me tokat bujqesore. Kryeplaku i fshatit Ferras ne komunen e Levanit, Faslli Nexhipi, beri te ditur dje se disa dite me pare ne komunen e Levanit eshte ngritur nje komision per verifikimin e vjedhjeve te tokes, e pretenduar kjo nga disa banore te fshatit Ferras.
“Ne kete komision bej pjese edhe une, pasi jam kryeplak i ketij fshati - tha Nexhipi - une deklaroj publikisht se ne fshatin tone ka banore, qe kane vjedhur toke dhe kete e kane bere nepermjet dokumenteve te falsifikuara. Kjo eshte bere per hektare te shumte toke”. Kryeplaku pohon se rastet me flagrante te vjedhjes se tokave ne kete fshat jane toka ku aktualisht ndodhen varrezat publike, si dhe fusha e sportit te fshatit. “Nuk kemi ku te varrosim te afermit apo familjaret, pasi varrezave u ka dale pronar me dokumente false. Nderkohe qe toke per varreza te reja nuk ka, pasi e gjithe siperfaqja publike, qe duhej te administrohej nga pushteti vendor ne fshatin Ferras, eshte bere me pronare te rinj, te cilet nuk dihet nga kane dale.
Si jane falsifikuar dokumentet e pronave
Kryeplaku i fshatit Ferras, Faslli Nexhipi, tregon se disa fermere, te cilet disponojne siperfaqe toke te fituara ne menyra te dyshimta, jane thirrur prane komisionit te ngritur prane komunes se Levanit. “Ata kane sjelle dokumentacionin, qe vertetonte se token qe kane marre e kane te regjistruar prane Zyres se Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes ne Keshillin e Qarkut. Nderkohe, informacionet zyrtare nga ky institucion bejne te ditur se eshte nderhyre arbitrarisht ne disa dosje dhe prej tyre kane “fluturuar” dokumentet origjinale dhe ekzistojne vetem dublikate, te cilat jane te mbushura me falsifikime”. Kryeplaku tregon se raste te tilla, te verifikuara nga komisioni i komunes, jane te shumta dhe per to eshte bere kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit te Fierit.
Prokuroria
Hetimet drejt perfundimit, gati urdher-arrestet
Burime nga Prokuroria e Rrethit te Fierit bejne te ditur se kallezimet penale, te depozituara ne dosjen “Levani”, jane duke u shqyrtuar rast pas rasti. Organi i akuzes po punon per zbardhjen e mekanizmit me ane te te cilit jane perfituar ne menyre abuzive qindra hektare toke, si dhe per te nxjerre emrat e personave pergjegjes. Sipas burimeve, i dyshuari kryesor ne hetimet e deritanishme rezulton Agron Bufi, ish-pergjegjes i Kadastres, qe aktualisht rezulton te jete emigrant ne SHBA. Burimet saktesojne se hetimet jane ne fazen perfundimtare dhe ne ditet e ardhshme pritet qe te leshohen disa urdher-arreste dhe ceshtja te dergohet per gjykim ne Gjykaten e Rrethit te Fierit.
Falsifikimet i kane bere “kundershtaret”
Nje nga personat, qe eshte ne konflikt per ceshtje pronesie, ka treguar dje per “Koha Jone”, se “rivalet” i kane marre me firmen e ish-shefit te Kadastres 4.5 hektare toke. Perfaqesuesi i familjes Velaj tregon dokumentet, ne te cilet perberja e familjes B. nuk e justifikon siperfaqen qe ata kane perfituar ne baze te ligjit 7501. “Kjo toke eshte marre me vone prej tyre, duke e vjedhur nga pjesa qe i takon familjes sone. Per kete jane bere nderhyrje ne kadaster, duke falsifikuar dokumentet. Kundershtaret tane nuk disponojne aktin e marrjes se tokes ne pronesi, por nje dublikate. Edhe dokumentacioni ne kadaster eshte dublikate dhe ne kete menyre eshte organizuar falsifikimi ne te dy krahet”. Ndersa familja Banaj pranon qe ne kadastren e Fierit mund te kete pasur raste falsifikimesh, por ate e ka kryer familja qe pretendon token, qe realisht eshte e tyre.