Kokaina, ja kodet e shqiptareve ne qeli
PIACENZA - "Je mire, kam shume ftohte, me duhet nje bluze". Kjo fraze dhe disa te tjera jane ato qe jane perdorur nga disa shqiptare, tete prej te cileve jane vene ne pranga per shperndarje lendesh narkotike, si kokaine dhe heroine. Ishin klientet te cilet merrnin ne telefon dhe me ane te fjalive te koduara kerkonin lenden narkotike. Nje gram kokaine, sipas policise, kishte cmime te ndryshme, por fillonte me 20 euro, cmime speciale per te varfrit, deri ne 100 euro per personat qe ishin te pasur. Lenda narkotike, sipas policise, shperndahej gati ne te gjitha pub-et dhe lokalet e qytetit te Piacenzas, ne Itali.
Dy dite me pare, tete shqiptare, te gjithe te rinj, u vune ne pranga, pasi ndaj tyre kishte nisur nje hetim per shperndarje lendesh narkotike. Nderkohe, nente te tjere jane vene ne pranga nga policia gjate muajit te kaluar. Policia nuk kishte mundur te zbulonte kete rrjet per disa vjet, por saktesia pas cdo telefonate per te cuar porosine ne vendin e kerkuar ka bere qe te dyshohet. Nga hetimet e bera nga policia e Piacenzas, e drejtuar nga Andrea Zapparoli dhe nga Lanfranco Disibio, se bashku me prokurorin Antonio Colonna kane zbuluar menyren e cuditshme te shperndarjes se kokaines. Kontaktet mes shperndaresve dhe klienteve ishin shume miqesore, sipas pergjimeve telefonike te bera nga policia, djemte shqiptare ishin gjithmone shume te kujdesshem dhe te edukuar me klientet e tyre dhe ishin te gatshem ne cdo ore per te kryer porosite. Dozat e kokaines, ne fakt, shitesh me cmime te ndryshme.
Jo me pak se 70 deri ne 100 euro shitej nje gram kokaine, por cmimet zakonisht viheshin sipas klienteve. Sipas hetimeve, kishte dhe kliente te cilet e blinin nje gram kokaine me 20 euro, te cilet ishin te varfer, nderkohe qe shqiptaret i jepnin dhe me kredi dozat e kokaines, duke bere qe konsumuesit te paguanin pak e nga pak. Porosite ishin gjithmone te mbaruar ne cfaredolloj ore qe mund te behej telefonata. Sipas pergjimeve, nese dikush ishte gati per te ikur ne nje klub nate apo dikush qe ishte duke ardhur ne qytet, mjaftonte nje telefonate qe me pas porosia me "bluza", te ishte ne vendin e caktuar brenda pak kohesh.
Pergatiti A.Cena
Policia kishte zbuluar kete rrjet te sofistikuar te shperndarjes se lendeve narkotike ne qytetin e Piacenzas, nga njeri prej klienteve te shqiptareve, i cili thirrej me nofken "Fenomeni". Pas zbulimit te identitetit te ketij te fundit, karabinieret kishin bere te mundur dhe ndjekjen e tij dhe personat te cilet e furnizonin me kokaine. Nga kjo policia ka shkuar dhe tek personat konkrete, qe merreshin me shperndarjen, duke i vene ne pranga nje e nga nje, disa gjate dy muajve te fundit, e tete prej tyre dy dite me pare. Nderkohe qe lenda narkotike dergohej dhe ne vendet e punes, ne kantiere, ne zyra ku ishin klientet, te punesuar.