E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Merr flakë pallati në Elbasan, dyshohet se shpërtheu bombola e zjarrit! Banorët evakuohen me shkallë zjarrfikëse

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “Beqir Dardha”, e njohur ndryshe si lagjja e Kinezëve, në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi brenda ambienteve të apartamentit. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Deri në këto momente, nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me praninë e personave të lënduar apo shkallën e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.

Pritet që pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe verifikimeve përkatëse të bëhen të ditura detaje të tjera mbi shkaqet dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›