VIDEO/ Përplasje te kryeministria! Protestuesit bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve, efektivët i hedhin spraj me piper për t’i shpërndarë
Ka përshkallëzuar protesta e sotme para Kryeministrisë, ku policia ka shoqëruar me forcë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.

Efektivët u kanë dhënë dy aktivistëve fletën e gjobës për zhvillimin e tubimit, por ata kanë kundërshtuar, duke treguar lejen për protestën para Kryeministrisë.
Pas refuzimit për të marrë fletën e gjobës, një numër i madh efektivësh i kanë shoqëruar drejt furgonit të policisë, të parkuar pranë godinës së Kryeministrisë.
Shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagimin e protestuesve, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë për të mos lejuar largimin e efektivëve me dy aktivistët.
Situata është tensionuar më tej, me protestuesit që kanë bllokuar mjetin e policisë dhe janë përplasur fizikisht me efektivët në mes të bulevardit.
Gjatë përplasjes, policia ka përdorur edhe spraj me piper ndaj protestuesve, në përpjekje për t’i shpërndarë.
Të lënduar nga spraj me piper kanë mbetur dhjetëra protestues si edhe vetë efektivët që ishin duke u konfliktuar me protestuesit.