RAMALLAH – Arrestohet një gazetar palestinez, i dyshuar për lidhje me milicinë pro-iraniane Hezbollah

RAMALLAH, 7 korrik/ATSH-DPA/ – Agjencia palestineze e lajmeve “Maan” njoftoi sot se kryeredaktori i saj ishte arrestua nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.
Agjencia tha se autoritetet izraelite kishin urdhëruar që kryedaktori, Nasser Lahham, të mbahej në paraburgim deri të enjten.
Arrestimi u u krye sot pasdite në shtëpinë e Lahham në fshatin al-Doha, pranë Betlehem-it.
Ushtria izraelite njoftoi se një “person i kërkuar” ishte arrestuar në Betlehem.
Nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me arsyet e arrestimit të gazetarit.
Lahham është kreu i zyrës së Betlehem-it të stacionit televiziv libanez “al-Mayadeen”, i cili shihet si i afërt me milicinë pro-iraniane Hezbollah.
Stacioni televiziv është i ndaluar në Izrael dhe në territoret e pushtuara palestineze. /Ad.Ab./ /a.i/