E Hënë, 2 Nëntor 2026

RIGA – Italia zgjat praninë e sistemit të mbrojtjes ajrore në Estoni

RIGA, 24 shtator /ATSH-DPA/ -Italia do të mbajë më gjatë se sa ishte planifikuar një sistem mbrojtjeje ajrore në Estoni, në përgjigje të shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, deklaroi  sot ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Aktualisht, avionë luftarakë italianë dhe rreth 500 trupa ndodhen në bazën ajrore Ämari si pjesë e misionit të NATO-s  për kontrollin  ajror të Baltikut, përgjatë kufirit të aleancës me Rusinë.

“Si rezultat i shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, Italia ka vendosur të zgjasë praninë e sistemit ‘Samp/T’ dhe avionëve me radarë ÇCAEW’”, tha Crosetto, i cili vizitoë bazën ajrore, sipas transmetuesit publik estonez ERR.

“Nëse ata prisnin një përgjigje, kjo është përgjigjja, prania jonë e forcuar këtu”, shtoi ministri.

“Kjo është përgjigja e parë dhe e qartë ndaj provokimeve ruse”, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur. “

Nëse rusët përsëri fluturojnë dhe hyjnë në hapësirën tonë ajrore, ata do ta dinë se po vëzhgohen nga një sistem mbrojtjeje ajrore me rreze të gjatë veprimi”, tha ai.

Sipas autoriteteve estoneze, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë për rreth 12 minuta të premten, përpara se të shoqëroheshin jashtë nga avionët italianë F-35. Rusia ka mohuar shkeljen. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›