E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratifikimi i Traktatit të Riadit, forcon zhvillimin e inovacioni dhe pronësinë intelektuale

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm miratoi projektligjin “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo theksoi se projektligji synon ratifikimin e traktatit, i cili garanton lirinë e shteteve anëtare për të përcaktuar kërkesat ligjore për disenjot industriale.

Traktati përforcon zhvillimin e inovacionit dhe krijimtarisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria ka interes të drejtpërdrejtë që sistemi i mbrojtjes i dizenjove të jetë i harmonizuar me standardet bashkëkohore ndërkombëtare dhe europiane”, tha Kajo.

Zv.ministri Kajo shtoi se miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Traktati aplikohet për aplikimet kombëtare dhe rajonale, duke përfshirë modele industriale dhe patente, dhe synon të forcojë zhvillimin e dizajnit industrial dhe inovacionin.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›