E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Peskov: Do të vazhdojmë të luftojmë nëse Kievi refuzon kushtet tona për paqe

MOSKË, 5 dhjetor /ATSH/- Rusia do të vazhdojë operacionin ushtarak special nëse arritja e qëllimeve të saj me mjete paqësore rezulton e pamundur, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, sipas TASS.

“Operacioni ushtarak special vazhdon. Kemi dinamikë pozitive për trupat ruse në terren”, tha Peskov për RT në një intervistë, kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Kievi refuzonte të pranonte kushtet e Moskës për traktatin e paqes.

Sipas tij, qëndrimi i Rusisë ishte i qartë dhe nuk ka ndryshuar që nga samiti i Alaskës.

“Megjithatë, Rusia është e gatshme për të gjetur një zgjidhje. Moska vazhdon të jetë e hapur për negociata dhe është e interesuar t’i vazhdojë ato dhe të fillojë punën serioze bazuar në draftin e dokumentit të përgatitur nga ekipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›