Spiropali takohet me Hanrahan: Thellim i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh me SHBA

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë.
Spiropali theksoi në një postim në rrjetet sociale se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, është i ndërtuar mbi një aleancë historike.
“Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik mbi një aleancë historike. Kënaqësi të ritakohem me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan, në margjinat e ministerialit të OSBE, për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë”, theksoi Spiropali.
1 nga 4/m.q/a.f/r.e/