E Martë, 3 Nëntor 2026

RUSI – Putin shpall armëpushim treditor me Ukrainën, në prag të 80-vjetorit të fitores kundër nazi-fashizmit

MOSKË, 28 prill /ATSH-ANSA-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor, në prag të 80-vjetorit të fitores kundër nazi-fashizmit.

”Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit”, sipas Kremlinit.

“Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 majit, pala ruse shpall armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake pezullohen gjatë asaj periudhe”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Rusia tha se beson se pala ukrainase do ta ndjekë këtë shembull.

”Në rast të shkeljeve të armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura Ruse do të ofrojnë ndihmë të mjaftueshme dhe efektive me reagime konkrete”, thuhet në shënim.

Ky veprim vjen ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili ka kërkuar një fund të shpejtë të luftës trevjeçare, është bërë gjithnjë e më i frustruar me Putinin.

Trump, duke shkruar në Truth Social javën e kaluar, i kërkoi Putinit të ndalë luftën, pasi Moska nisi një sulm të madh me raketa dhe dronë në Kiev.

Trump më pas u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në periferi të shërbimit mortor për papa Françeskun.

Gjatë udhëtimit të tij të kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai akuzoi udhëheqësin rus se nuk donte seriozisht t’i jepte fund luftës.

Trump kritikoi sulmet e Putinit ndaj civilëve ukrainas dhe kërcënoi Moskën me sanksione të reja./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›