E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Putin uron Mojtabën: Vazhdoni punën e babait tuaj, keni mbështetjen e Rusisë

MOSKË, 9 shkurt /ATSH – ANSA/ – Jam i bindur se ju do ta vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda”, thuhej në telegramin e Putinit drejtuar Mojtaba Khameneit.

“Tani që Irani po përballet me agresion të armatosur, aktivitetet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh”, shtoi udhëheqësi rus.

“Nga ana ime do të doja të përsërisja mbështetjen tonë të vazhdueshme për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë. Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike”, shkruan Putin.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›