E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli akuzon Iranin për sulme të mëtejshme me bomba thërrmuese

TEL AVIV, 9 mars /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite akuzoi sot Iranin se ka përdorur sërish municione thërrmuese në sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë nuk specifikoi se cila zonë e vendit ishte shënjestruar.

Teherani konfirmoi më herët përdorimin e kokave bërthamore me municione thërrmuese, si gjatë këtij konflikti ashtu edhe në luftën e vitit të kaluar në qershor.

Përdorimi i municioneve thërrmuese dënohet gjerësisht ndërkombëtarisht sepse ato mbulojnë pa dallim zona të mëdha me pajisje shpërthyese dhe janë veçanërisht të rrezikshme për civilët.

Izraeli e ka akuzuar Iranin se po sulmon qëllimisht me këtë lloj municioni në zonat civile.

Një zëdhënës ushtarak izraelit u tha gazetarëve se që nga fillimi i luftës aktuale, Irani kishte përdorur municione thërrmuese kundër qendrave urbane izraelite, pothuajse çdo ditë.

“Ata po synojnë qytete të mëdha. Viktimat në Izrael nga sulmet iraniane deri më tani kanë qenë ekskluzivisht civilë”, tha ai.

“Municionet thërrmuese janë përgjithësisht një term, për një raketë që përmban koka bërthamore të shumëfishta ose ngarkesa shpërthyese. Po e shohim këtë në variante të ndryshme”, shtoi zëdhënësi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›