E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Bashkohuni me PS-në për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE-së

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian.

“Voto 5. Bashkohu me mua e PS më 11 maj, me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›