E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Dakordësi për ndërtimin e rrugës që lidh Talen me bregdetin dhe bajpasin e Shëngjinit

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Orientimi i investimeve publike drejt zonave me përparësi zhvillimin e turizmit dhe destinacioneve turistike për përmirësimin e infrastrukturës bazë në to është në fokus të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim në aksin Shëngjin-Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare dhe vendore, falë hovit të turizmit po jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek investimet që do të kryhen në zonë më qëllim zhvillimin e turizmit. Rama tha se ka dakordësi për kërkesën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu për të nisur ndërtimin e një rruge që lidh zonën e Tales me bregdetin si dhe ndërtimin e bajpasit të Shëngjinit kërkuar nga komuniteti.

“Projektit i ka ardhur koha për hir të së vërtetës, ai i lidhjes së zonës së Tales dhe gjithë zonës mbrapa me bregdetin përmes rrugëve që mund t’i quajmë rrugë perpendikulare, apo të brendshme, ku faktikisht s’ka infrastrukturë që të mbështesë zhvillimin e turizmit, ndërkohë që deri dje nuk ka qenë as nevoja për të pasur si dhe bajpasin e Shëngjinit që është një kërkesë e vjetër”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›