E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Elbasani drejt transformimit, rruga “Gjergj Arianiti” po merr formë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se një aks i ri rrugor po merr formë në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ramës, kjo rrugë po ndërtohet me standarde moderne, duke përfshirë trotuare të reja, ndriçim bashkëkohor dhe korsi për biçikleta.

“Po merr formë një tjetër aks i rëndësishëm në Elbasan – rruga “Gjergj Arianiti”

Me trotuare moderne, ndriçim bashkëkohor dhe korsi biçikletash, kjo rrugë do të lidhë lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin e më tej me Koridorin VIII, duke sjellë më shumë lehtësi lëvizjeje dhe një pamje të re përgjatë Shkumbinit”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›